Milan me pronarët e rinjë kinezë po përgatitë një kampanjë mjaftë agresive të transferimeve gjatë verës pasi po kërkon nga tërë Evropa lojtarë shumë cilësorë ngase do të ketë një buxhet afro 200 milionë euro, shkruan Korneri.net.
Sipas raporteve të TalkSport, Milan është gati ta sjell në Milanello sulmuesin e jashtëzakonshëm belg, Romelu Lukaku, i cili ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Evetonin, mëson Korneri.net.
Është e vërtetë se Chelsea kërkon rikthimin e tij ndërsa në garë është edhe Man United dhe Bayern Munchen, por rosonerët tashmë janë të gatshëm të ofrojnë një shumë mjaftë të lartë e cila e kalon 65 milionë euro, përcjell Korneri.net.