Milan përforcon shumë skuadrën Primavera të udhëhequr nga Federico Giunti.
Në gjurmët e Emil Roback, Milan ishte tash e sa kohë, mirëpo krejt punën e kreu bosnhjaku Zlatan Ibrahimovic, pasi djaloshi i rritur në klubin Hammarby, kishte ushtruar disa herë pikërisht me gjigantin e rossonerëve kur ky i fundit ishte kthyer në Suedi gjatë pandemisë së Covid-19, përcjell Korneri.net
Talenti më i madh në Suedi, për 1.2 milionë euro kaloi te Milan, dhe gjatë paraditës së sotme “djaloshi i artë” ka shkuar në klinikën “La Madonnina” për vizita mjekësore pas së cilës ai do të nënshkruaj kontratë me gjigantin Italian dhe evropian.
I kërkuari nga Bayer Munich dhe Arsenal, me potencialin që ka, shumë shpejtë mund dhe pritet t’i bashkohet ekipit të parë, pasi fuqia e tij, teknika dhe sidomos shpejtësinë që e posedon, mund t’i kryej shumë shpejtë punë edhe trajnerit Stefano Pioli. /Korneri.net