Gigi Donnarumma, portieri 17-vjear i Milanos është marr vesh për kushtet dhe kontratën e re. Donnarumma, të cilin shumë ekspert futbolli e konsiderojnë se talentin më të madh në botë, deri më tani ka fituar nga 160 mijë euro, por pas kontratës së re do të përfitojë nga 3 milionë euro në vit.
Do të nënshkruaj deri në vitin 2022, ndërsa në Milan tashmë janë të lumtur pasi arritën ta bindin portierin që të mbetet në klub dhe të mos largohet në drejtim te Juventusit që shpresonte ta transferonte si zëvendësuesin e Gigi Buffon, të cilin Donnarumma shumë shpejt do t’ia zë vendin në portën e përfaqësueses së Italisë.
Donnarumma ka debutuar për Milanon me 16 vjet, derisa kontratën e re do të nënshkruaj gjatë muajit shkurt kur do t’i mbush 18 vjet.