Mesfushori 18-vjeçar nga Berati, Marius Vrushaj, para pak ditësh ka firmosur një kontratë profesioniste me Olimpiakosin duke u bërë pjesë e ekipit të parë.
Lojtari ka spikatur me ekipin U-20 dhe tashmë ka bërë një hap të madh, me vlerat e treguara ka nxitur edhe interesin e federatës greke për ta bërë pjesë të Kombëtares së tyre.
Por, Vrushaj qartazi është shprehur se do të luajë me Shqipërinë: Jam lindur në Shqipëri dhe me Kombëtaren e Shqipërisë dua të luaj”.

Artikulli paraprakZeneli beson në rezultat pozitiv ndaj Kroacisë
Artikulli tjetër“Blick” raporton një histori ndryshe për mungesën e Gashit [FOTO]