Mason Greenwood mund të gjejë strehë ë Serie A. Talenti i Manchester United, i dëbuar nga “Old Trafford” për shkak të dhunës seksueale e psiqike që ka ushtruar nga partneres së tij, kërkohet nga Lazios.

Sipas gazetarit italian të specializuar për transferimet e futbollistëve, Gianluca di Marzio, drejtuesit e klubit bardheklatër kanë nisur kontaktet me talentin anglez dhe Man. United, që vazhdon të zotërojë kartonin e tij.

Lojtari është i hapur për t’u transferuar në Itali, gjë që është plotësisht e kuptueshme pasi klubet e Premierligës janë “frikësuar” sjellja jashtë fushës e Greenwood.

Pavarësisht se akuzat janë tërhequr kundër tij, nënshkrimi me një emër të “njollosur” si Greenwood mund të prishë reputacionin e klubeve angleze, pasi kundërshtohet nga publiku.

Prandaj, interesimi nga Lazio shihet si mundësi e madhe për lojtarin.

/Supersport.al

Artikulli paraprakInter transferoi mesfushorin e Ajax-it
Artikulli tjetërManchester United “blindon” portën me “gardianin” e kombëtares turke