Youri Tielemans në Monaco, për 25 milionë euro. Sipas “Le Soir” marrëveshja është e kryer, dhe transferimi i talentit 20-vjeçar i Anderlecht do të realizohet gjatë verës në drejtim të klubit nga Principata pë shifrën rekorde sa i përket transferimeve nga Belgjika, përcjell Korneri.net.

Para tij apo më saktë deri më tani transferimi më i shtrenjtë ishte ai i Maourane Felleini i cili për 21,5 milionë euro pati kaluar nga Standard Liege te Evrton në vitin 2008.
Tielemans do të kaloi kështu në Ligue 1 pasi ka koleksionuar deri më sot 175 ndeshje dhe 35 gola në fanellën e klubit mbretëror belg.
Ai ka luajtur edhe dy ndeshje për përfaqësuesen e Belgjikës. /Korneri.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here