Në Spanjë, krahas lajmit kryesor se Antoine Griezmann mendon qëndrimin te Atletico Madrid, Barcelona duket se i është futur garës me Realin për t’i marrë Atleticos, talentin francez Theo Hernandez.

Katalanasit thuhet se kanë barazuar ofertën prej 35 milionësh që kanë paraqitur madrilenët. Në Francë dominon sërish titujt Monaco. Klubi nga Principata raportohet nga L’Equipe se i ka hedhur sytë te talenti belg Yuri Tielemans.

Mesfushori i Anderlechtit ka shkëlqyer këtë sezon duke u bërë lojtari kryesor i skuadrës belge me 18 gola dhe 11 asiste. L’Equipe shkruan se Monaco është e gatshme të paguajë më shumë se 30 milionë, kjo duke parë se nga skuadra mund t’i largohen elementë si Bernardo Silva apo Bakayoko. Nga Portugalia ndërkohë vijnë lajme se PSG kërkon medoemos algjerianin e Portos, Yacine Brahimin.

Në Spanjë vëmendja ishte te Barcelona. Sport e hapi faqen e parë me titullin “Reagim prej Kampionësh”. Ky katalanasve ndaj Juventusit i kërkohet një tjetër lloj loje krahasuar me atë cka u pa ndaj Malagas në fundjavë. Në Gjermani, Kicker kishte gjithashtu një titull të ngjashëm, ku përballë vinte Ancelottin dhe Zidane-in, sikurse dhe dy yjet e Dortmundit e Monacos, Schmelzer dhe Falcao.

Artikulli paraprakLRF PRISHTINË: REZULTATET DHE TABELAT PAS JAVËS SË 15-të
Artikulli tjetërOrari i ndeshjeve të xhiros së 26-të, në Vala Superligë