Monaco ka arritur edhe një sukses të madh në Ligën e Kampionëve duke e siguruar plasmanin në gjysmëfinale të kësaj gare, aty ku do të përballet me Juventusin.
Senzacioni i këtij edicioni dhe ndoshta njëra prej skuadrave më të rrezikshme në Evropë ka nis fuqishëm të përforcohet për edicionin tjetër pasi nga kjo përbërje që ka pritet të largohen disa emra të shquar, shkruan Korneri.net.
Sipas ekspertit të transferimeve italianit Gianluca di Marzio, Monaco ka kryer punë me talentin e madh belg Yourij Tielemans i cili nga Anderlecht do të transferohet për 20 milionë euro.

19-vjeçari Tielemans konsiderohet si njëri ndër talentët më të mëdhenjë në qarkullim, dhe futbollisti më i ri belg që ka debutuar në Ligën e Kampionëve me 16 vjet e 148 ditë.
Produkti i shkollës së futbollit Anderlecht, i cili i shkaktoj telashe të mëdha Man.United në dy ndeshjet çerekfinale në Europa League, ka shënuar 18 gola dhe 12 asistime sivjet në 46 ndeshje në të gjitha garat./Korneri.net

Artikulli paraprakPërforcim i madh i Arsenal nga Barcelona
Artikulli tjetërMilan revolucion në skuadër: Ja kush do të largohet nga “Milanello”