Pas lajmit të lamtumirës së Enriques, drejtues të skuadrës së Barcelonës janë në një mision të fshehtë për të gjetur trajnerin ideal që do të drejtojë skuadrën katalanase.

“Barcelona është duke zhvilluar bisedime sekrete me Massimiliano Allegrin i cili po përflitet se do të marrë drejtimin e skuadrës spanjolle”, shkruan tabloidi britanik “The Sun”,

Sipas burimeve të “PremiumSport.it” mes dy palëve ka pasur më shumë se dy bisedime, por ende nuk është marrë një vendim i rëndësishëm.

Situata e trajnerit të Barcelonës mbetet sërish e paqartë pasi zëra pranë klubit katalanas theksojnë që Juan Carlos Unzue do të marrë drejtimin e kampionëve në fuqi të Spanjës. /

Image

Artikulli paraprakKy portier i madh ka qenë pranë Barcelonës
Artikulli tjetërMavraj: Me shpirt e zemër në mbështetje të Kombëtares