Trajneri i lderit aktual në Vala Superligë, Llapit, Tahir Batatina ka folur eksluzivisht për “Korneri.net”, lidhur me gjasat e skuadrës së tij që në fund të shpallet kampion i Kosovës.

Ai në mënyrë indirekte paralajmëroj festën e madhe, edhe pse është maskimalisht i fokuar siç tha, për ndeshjen e fundit të pjesës vjeshtore të kampionatit ndaj kampionit aktual Trepçës ’89, shkruan Korneri.net.
Në bisedën që bëmë me Batatitën ai pret festë në dielën para adhuruesve të vet dhe në këtë mënyrë të nis festa për pozitën e parë në vjeshtë, por festën e madhe e paralajmëron në maj të vitit që po vjen, kurse sa i përket kundërshtarit aspak të lehtë, Batatina u shpreh kështu.

“Jemi shumë të qetë në këtë drejtim duke e ditur se ne jemi të fokusuar te grumbullimi i sa më shumë pikëve. Se a do të jemi kampion vjeshtor apo jo, kjo ka pak rëndësi tek ne.
Do ta festojmë fitoren të dielën në “Zahir Pajazi” dhe do të testohemi për festën e madhe, se sa jemi të përgatitur në pranverë dhe çfarë hapash duhet t’i marrin organizatoret për festë dhe çka duhet të ndryshojnë që të jetë madhështore festa”, deklasoi trajneri I Llapit duke aluduar në titullin kampion.

“Jemi të qetë sepse e kemi formën më optimale në Superligë dhe lajmi i gëzueshum për në ëstë kapiteni Hamdi Namani, i cili rikthehet në ndeshjen e fundit ndaj Trepçes ‘89 dhe ky është lajmi i gëzueshëm për ne dhe skuadrën”, vazhdoi Batatina i cili nuk fund përmendi tri skuadra me të cilat do ta ndajë luftën për titull.

“Rivalë tanë për titull do të jenë Prishtina, Drita dhe Feronikeli”, përfundoi deklaratën trajneri.

Tahir Batatina është i zënë edhe për Festën e Flamurit, pasi është trajner i Kolegjit Universi në turneut e fakulteteve dhe kolegjeve kosovare në futboll, dhe besoni apo jo ai ka shkuar deri në finale ku pikërisht gjatë ditës do të përballet me Kolgjein AAB. /Korneri.net

Artikulli paraprakLajmi më i mirë për Llapin para ndeshjes vendimtare për kampion vjeshtor ndaj Trepçës ‘89
Artikulli tjetërBomba e ditës: Kryesia e Drenicës jep dorëheqje!