Tahir Batatina ka ironizuar me trajnerët e ardhur nga Shqipëria, duke i’u bërë ftesë trajnerve kosovar të jenë gati të pranojnë ofertat nga skuadrat e Superligës, pasi sipas tij trajnerët nga Shqipëria shumë shpejt do të ikin nga Kosova, pasi nuk kanë cilësi më të mira se trajnerët kosovar.

“Trenerat e Kosoves që janë pa punë ju rrini të gatshum se shumë shpejt kan me u liru pozitat për ju sepse ju jeni më të mirë,ata që ju versulen Superliges shumë shpejt kan me u rikthy përmes autobanit.Kanë menduar se janë superior dhe munden ta bëjnë diferencen kundër nesh ,por jo ne jemi më të pergaditur se ju dhe shumë shpejt ju riktheheni mbrapa sepse ne kemi skuadra të mira të trajnerve në Kosovë “ Mos i nënvlersoni trajnerat Kosovar sepse kanë vizion më të mirë dhe janë ata që japin më shumë se ata që vinë për të bërë emer dhe karier tek ne, por kanë gabuar shumë sepse nuk kanë pyetur se kush qëndron përball tyre !!!!, ka shkruar Batatina në facebook.

Batatina sot mposhti skuadrën e Gugash Maganit, Trepçën 89, me rezultat 0-2, kurse në anën tjetër Isa Sadriu me Vushtrrinë e tij pas penalltive eleminoi Lirinë, e Bledi Shkëmbit nga Kupa.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Porto- Liverpool
Artikulli tjetërLiverpool tashmë në çerekfinale