Mesfushori Lucas Silva është blerja më e dështuar gjatë viteve të fundit të skuadrës së Real Madridit.

Talenti brazilian në vitin 2015 kushtoi plot 14 milionë euro por deri tani ai ka luajtur vetëm 424 minuta lojë duke vendosur një rekord negativ të padëgjuar më parë, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

E përllogaritur ndryshe, Silva i ka kushtuar ‘galaktikëve’ plot 33.018 euro çdo minutë që është aktivizuar.

Ashtu siç mund ta shihni në tabelën më poshtë 23-vjeçari kryeson transfertat më të dështuara të Real Madridit.

Momentalisht 23-vjeçari është huazuar te ish-skuadra e tij, Cruzeiro.

Image

Artikulli paraprakJuventusi gati dy blerjet që do shkaktojnë ‘tërmet’ në merkato
Artikulli tjetërStërvitja e Sigal Prishtinës, prezent Kemp dhe Edwin