Dominik Szoboszlai është lojtari në krye të listës së dëshirave të Rangnick për Milanin e tij të ri.
Mesfushori i ri hungarez është në shënjestër të disa klubeve evropiane, por rossonerët janë të parët që kanë pasur kontakte të shpeshta dhe vazhdojnë ta bindin Salzburgun për ta lënë atë të largohet, më saktë transferohet te Milan, përcjell Korneri.net
Austriakët po kërkojnë 25 milionë euro, një shifër që Milani do të dëshironte ta ulte, pa e prishur megjithatë marrëveshjen, kurse njeriu që mund ta mbyll këtë transferim në mënyrën më të mirë të mundshme dhe me ndoshta çmim më të ulët, është pikërisht Rangnick, që është pjesë e Red Bull tash e sa vite, sponzorit kryesor të klubit austriak, andaj marrëveshja mund të mbyllet pozitivisht.

Szoboszlai është vetëm 19-vjeçar, por i jashtëzakonshë, i talentuar, i shpejtë, depërtues, asistues dhe mbi të gjitha golashënues i spikatur, elemnte këto që përmbushin kërkesat e Milanos dhe trajnerit të ardhshëm Rangnick, që e adhuruon futbollistin. /Korneri.net