Juventus-Milan për t’i bërë një mbyllje sa më spektakolare këtij sezoni. Klasikja e futbollit italian vjen në momentin e duhur për të dyja skuadrat, me Juventusin që ka mbyllur praktikisht çështjen titull me 2 fitoret ndaj Interit dhe Bolognas dhe Milani që është ngjitur sërish në vendin e 6-të në kampionat falë sukeseve ndaj Bolognës dhe Veronës. Finalja e Kupës së Italisë është një sfidë që kurrësesi nuk duhet humbur, sepse spektakli është i garantuar.

Mbrëmjen e sotme në stadiumin Olimpico të Romës, bardhezinjtë dhe kuqezinjtë do të masin forcat në një përballje titanësh. Juventusi është në kërkim të trofeut të 13-të në këtë kompeticion dhe të 4-it radhazi një rekord ky për futbollin e kohëve moderne në Itali. Ndërkohë për Milanin Kupa është trofeu i vetëm me të cilin mund të shpëtojë sezonin. Me suksesin numër 6-të në këtë kompeticion Milani do të siguronte zyrtarisht pjesëmarrjen në grupet e Europa League për sezonin e ardhshëm. Në finalen e fundit mes tyre kanë triumfuar kuqezinjtë të cilët në 2016-ën i mposhtën bardhezinjtë në Superkupën e Italisë së zhvilluar në Doha pas goditjes së penalltive.

Kjo do të jetë finalja e parë si trajner për Genaro Gattuson me Milanin ndërkohë që në krahun tjetër Massimiliano Allegri me një triumf të mundshëm do të vendoste një rekord absolut duke u bërë trajneri i parë që fiton kampionatin dhe Kupën për 4 vite radhazi, në 5 ligat më të rëndësishme europiane.

/Supersport.al

Artikulli paraprakShkëmbim interesant Milan-Monaco
Artikulli tjetërRrezik që Koulibaly të përfundoj si Higuain?