Milan nuk e ka dnërmend të largohet superlojtari spanjoll Suso.
Sipas informacioneve të fundit Milan dhe Suso janë shumë afër që të vazhdojnë bashkëpunimin e për disa vite të tjera. Lojtari që e vendosi ndeshjen kundër Cagliarit me një supergol nga gjuajtja e lirë, është vetëm pak orë larg nënshkrimit të kontratës e cila do të jetë ose deri më 2021 ose 2022, përcjell Korneri.net.
Suso i cili është bërë i pazëvendësueshëm në krahun e djathtë, do të përfitoj nga 3 milionë euri në vit, ndërsa për të kishte interesim të madh Tottenham dhe disa skuadra tjera spanjolle, mirëpo performansa e tij te rosonerët është aq e mirë saqë vetëm ndonjë i çmendur do të privohej nga futbollisti. /Korneri.net