E ardhmja e Susos mbetet gjithnjë e paqartë, edhe pse është konsideruar si një nga lojtarët që i duhet rikthimit të Milanit të dikurshëm. Sipas Gazzetta dello Sport, e ardhmja e spanjollit te Milan është një dilemë e madhe.

Aktualisht ai bën pjesë në planet e Milanit, por problem mbetet klauzola prej 38 milionë eurosh, e cila mund të zhbëj kontratën në çdo moment. Sakaq, skuadra e tjera që mund të kenë nevojë për shërbimin e Susos, nuk janë të detyruar të flasin aspak me Milanin.

Të ndodhur në këto kushte, drejtuesit e “kuqezinjve” kanë lënë një takim me menaxherin e lojtarit, Alessandro Lucci, menjëherë pas kampionatit duke marrë në shqyrtim edhe marrëdhënien e shkëlqyer që kanë ata me Suson dhe menaxherin e tij. Spanjolli erdhi shtatorin e kaluar tek Milani, ndërsa në të gjithë sezonin ka patur një aktivizim të pandërprerë.

Artikulli paraprakGjilani udhëton në Gjakovë me të vetmin qëllim…
Artikulli tjetërSerbia “provokon” sërish: Kujdes në Botëror, janë 6 shqiptarë që…