Tashmë spekulimet e fundit të mediave italiane rreth të ardhmës së spanjollit Suso dukët se do të marrin fund, transmeton “Korneri.net”.

Sipas mediave italiane, zyrtarët kinez të Milanit e kanë prioritet parësor vazhdimin e kontratës së spanjollit, kështu që marrëveshja eventuale pritet të arrihet shumë shpejtë, kurse nga ana financiare gjithçka do të dyfishohet për ish-anëtarin e Liverpool.

Këtë fakt e ka zbuluar babai i lojtarit i cili ka pohuar se gjërat po shkojnë në rrugën e duhur. “Nuk ka asgjë zyrtare në këtë kohë, por mund të them se gjërat po shkojnë mjaftë mirë, dhe se rinovimi mund të konsiderohet shumë i mundshëm. Tani për tani jemi duke pritur për momentin”, tha ai për mediat italiane./korneri.net

Artikulli paraprakSpalletti drejt lamtumirës! Trajneri i ri emër i dëshmuar në futbollin spanjoll
Artikulli tjetërMertens – Napoli, hapa përpara drejt rinovimit, por gruaja e belgut kërkon….