Adnan Januzaj ka thënë se Paul Pogba e ka pyetur mesfushorin shqiptar për të ardhmen e tij, me francezin që dëshiron rikthimin e tij në Old Trafford.

21-vjeçari është i huazuar te Sunderlandi deri në fund të këtij sezoni, duke realizuar vetëm një gol për ekipin e David Moyes.

Francezi Pogba dëshiron rikthimin e mesfushorit shqiptar, me të cilin luajti në akademinë e Unitedit para se të transferohej te Juventusi.

“Pauli është lojtar i madh. Ai bëri zgjedhje tjetër, por kishte sukses dhe pastaj u rikthye. Mbetet lojtar i madh”, ka thënë Januzaj për Pogban, transmeton Koha.net.

“E kam shok të mirë. Tek Unitedi ne gjithmonë ishim bashkë. Darkonim dhe luanim PlayStation. Ai ishte si vëlla për mua. Natyrisht se pyet nëse do të rikthehem te Manchester Unitedi. Ai dëshiron të luajë me mua. Por tani jam te Sunderlandi dhe duhet të bëjë më të mirën për klubin”.

Januzaj dëshiron që ta bind Jose Mourinhon për aftësitë e tij dhe synon që të fitojë kontratën e re me Unitedin, përkundër interesimit të shumë klubeve.

“Qëllimi im gjithmonë është që të luaj për Manchester Unitedin. Por duhet të jeni sy hapur dhe të keni opsionet e hapura. Ka klube të interesuara. Varet prej meje që të punoj, të tjerat do të vijnë”.

Artikulli paraprak410 milionë euro nuk mjaftojnë që City të fitojë titullin
Artikulli tjetërAnglezët ndryshojnë rregullat e futbollit?