Superpërforcimi i kampionit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll Trepçës 89′, Demir Avdic, ka përgënjeshtruar spekulimet e mediave kosovare se ai është me kombësi serbe.

Mediat kosovare ditëve të fundit dhe sidomos disa portale që punen e tyre e bëjnë me lajme të pakonfirmuara, e kanë quajtur Avdic me kombësi serbe, çka e shtyrë sulmuesin të reagojë përmes rrjeteve sociale, duke spjeguar se nga vjen dhe cila është kombësia dhe feja e tij.

“Falenderimi i takon vetë Allahut që jam pjesë e Trepçës 89′.Jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi, i cili ka ambicie të luajë në garat evropiane. I falenderojë zyrtarët e Trepçës 89′ që shprehen interesim të madh për mua. Vijë nga Serbia, po jam nga Sanxhaku i Novi Pazarit, nuk jam serb, jam boshnjak dhe Musliman”, shkruhej në statusin e Demir Avdic në “facebook”.

Artikulli paraprakAfër kontratës së re
Artikulli tjetërLajm katastrofal për tifozët e Dortmund, “ndizet” drita jeshile për largimin e superyllit të ekipit