Edicioni i tetë i turneun ndërkombëtar i futbollit të vogël “Panajot Pano”, që këtë vit u mbajtë në Prishtinë, kaloi për mrekulli dhe me sukses, duke i shtuar edhe faktin se ndeshjet ishin shumë cilësore përkundër moshës mesatare mbi 30 vjet.
Pjesmarrëse ishin tetë skuadra nga mbarë trevat shqiptare, kurse për dy ditë sa zgjati turneu, përveç shumë personaliteteve sportive nga Shqipëria, prezent ishin edhe familjratë e të ndjerit “Panajot Pano.”

Të enjtën u zhvilluan ndeshjet e fazës së grupeve A dhe B, pas së cilës dy skuadrat e para në të dyja grupet u kualifikuan në gjysmëfinale ditën e premte, me ç’rast u zhvilluan edhe ndeshjet për vendin e tretë dhe finalja e madhe.

RTK-së, e zuri vendin e tretë pasi në ndeshjen për këtë pozitë mposhti lehtë Deutsche Welle me rezultat 4:0, kurse në finalen e madhe u takuan Supersport Kosova që mori pjesë për herë të parë në këtë turne dhe Art Channel nga Tetova.
Finalja ishte shumë interesante pasi 20 minutat lojë përfunduan me barazim 1:1, kurse pas kryerjes së penalltive fitoi Supersport Kosova.

Lojtari i turneut u shpall Bekim Isufi i Supersport Kosova, portieri më i mirë Besfort Lokaj i RTK-së, skuadra më Faierplay ishte Deutsche Welle, kurse trofeun e fituesit e ngriti në qiell Artor Shala i Supersport Kosova.

Artikulli paraprakVIDEO/ Këto raste tregojnë sa skandaloz ishte gjyqtari i ndeshjes Barça-PSG
Artikulli tjetër10 ndeshjet më të mëdha të luajtura në Camp Nou