Kur luhet pa presion, lojtarët shfaqin spektakël futbolli.
Ëkshtu ishte në Prizren në stadiumin “Përparim Thaqi” ku Liria dhe Gjilani zhvilluan lojë t shkëlqyeshme, me raste e gola, por në fund fitores iu gëzuan vendasit me rezultat 3:2, edhe pse mysafirët merituan më shumë se kaq, shkruan Korneri.net
Elron Basriu e kaloi shumë herët Lirinë në epërsi me një gol të bukur me kokë, për ta barazuar rezultatin kapiteni i gjilanasve, Ylber Kastrati.
Por, pak para këtij goli Betim Haxhimusa e huqi penalltinë për skuadrën e tij.
Në sekondat e fundittë pjesës së parë supersulmuesi Artur Magani që u rikthye në përbërjen e parë pas suspendimit, i dergoi skuadrat në pushim me rezultatin 2:1.
I njëjti futbolist i dha fitores Lirisë, edhe pse mysafirët me Betim Haxhimusën e ngushtuan edhe njëherë epërsinë e Lirisë, por më nuk pati raste dhe gola. /Korneri.net