Është e pashkruar, por një traditë që po vazhdon. Ndeshjet e orës 12.30 në Serie A gjithmonë po dalin spektakolare dhe me gola, e kështu ishte edhe në ndeshjen Sampdoria-Fiorentina që përfundoi 2:2.
Vendasit ishin më të mirë në pjesën e parë duke shënuar herët me golin e bukur të Bruno Fernandes, ndërsa e dyta ishte për lakmi.
Fillimisht Fiorentina qëlloi shtyllën me Christian Tello, e më pas rezultatin barazohet me anë të kapitenit Gonzalo Rodriguez.

Nuk vonoi shumë dhe Samdporia e ktheu epërsinë me goline Ricky Alvarez që u inkuadrua në lojë pak minuta më herët, kurse pas shtyllës së dytë ët Fiorentinës të cilën e qëlloi kroati Nikola Kalinic, një minut para fundit Khouma Babacar realizoi poashtu gol të bukur për rezultatin final, dhe epilogun real të ndeshjes.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Crotone – Inter
Artikulli tjetërMan.United kaloi në si në trening te Sunderland