Një superndeshje e zhvilluar në Mezza ndërmjet Interit dhe Bolognas në kuadër të Coppa Italia, kënaqi të gjithë me futboll spektakolar, me raste dhe me gola. Neroaxurët e nisën mjaftë mirë ndeshjen dhe krijuan dy gola epërsi, por nuk mjaftuan pasi mysafirët arritën ta barazojnë rezultatin dhe të çojnë ndeshjen në vazhdime.

Jeison Murillo e kaloi Interin në epërsi me golin e vitit të shënuar me gërshërë, kurse golin e dytë e realizoi Rodrigo Palacio. Por, Blerim Xhemajli pak para pushimit e ktheu në lojë Bolognan që më vonë barazoi përmes Godfred Donsah.

Mirëpo, në vazhdime vendasit ishin më të mirë dhe me golin e reprezentuesit italian Antonio Candreva kaluan në çerekfinale (3:2), atje ku pret të luajë me fituesin Lazio-Genoa.

 

 

Artikulli paraprakGoli i vitit është ky, vështirë që do të përsëritet (Video)
Artikulli tjetërPasi e ofenduan tifozët, ja çfarë i tha Sergio Ramos në vesh trajnerit të Sevilias