Marco Reus e mori në qafë skuadrë e tij Borussia Dortmund pasi katër minuta para pushimit u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe e la skuadrën me një futbollist më pak.
Kjo në masë të madhe i pamundësoi Dortmundit të fitoj në një udhëtim shumë të vështirë te Hoffenheim që dy herë ishte në epërsi të rezultatit.
Fillimisht Mark Uth shënoi për epërsinë fillestare, për ta barazuar rezultatin Mario Goetze, ndërsa Sandro Wagner nuk vonoi shumë kur i dha sërish skuadrës së tij mundësinë për fitore.
Më të filluar pjesa e dytë Pierre-Emerick Aubameyang shënoi për rezultatin final 2:2, në ndeshjen e parë të Xhiros së 16-të, në Bundesliga e cila ishte fenomenale pasi edhe pas golave pati raste të shumta në të dyja anët.
Hoffenheim metet në pozitën e tretë, Dortmundi humbi pikë të vlefshme për ta kaluar pikërisht këtë kundërshtar në renditjen tabelare.