Barcelona është gati të bëjë një “revolucion” në skuadër, pasi në janar mund të largojë jo pak, por 10 futbollistë.

Nuk bëhet fjalë për një listë me lojtarët që do të largohen domosdoshmërisht, por thjesht një ide në lidhje me pritshmëritë e merkatos së janarit.

Katalanasit janë gati të dëgjojnë ofertat për 10 prej 24 lojtarëve që kanë në organikë.

Të paktën kështu raporton prestigjiozja spanjolle “Marca”, e cila sqaron se Barcelona kërkon të arkëtojë 150 milionë euro nga shitjet e këtyre futbollistëve.

Lista e lojtarëve që mund të largohen nga Barcelona në janar:

  1. Jasper Cillessen
  2. Rafinha
  3. Arda Turan
  4. Javier Mascherano
  5. Paco Alcacer
  6. Denis Suárez
  7. Lucas Digne
  8. André Gomes
  9. Aleix Vidal
  10. Thomas Vermaelen
Artikulli paraprakVIDEO / Cilat janë ndeshjet derbi më të zjarrta në botë? Dominon Ballkani
Artikulli tjetërNBA: Ndeshja më e madhe deri më tash i takoi Boston-it,