Edicioni garues 2017/18 ka ngritur perden javën që shkoi me Dritën si kampion dhe përfaqësues i futbollit kosovar në Ligën e Kampionëve dhe Prishtinën si nën-kampion dhe pjesëmarrës në Europa League, shkruan Gazetasheshi.com.
Në fakt gjilanasit i bënë “hyzmetin” për ta sjellur për herë të dytë titullin në “shtëpinë” e tyre pasi në 33 javë kampionale kishin një sulm të frikshëm duke realizuar 53 gola gjithsej.
Në top dhjetë realizatorët më të mirë të këtij edicioni i gjeni tre futbollist të kësaj skuadre. Sulmuesin Kastriot Rexha që mbylli edicionin me 14 gola të realizuar, mesfushorin Xhevdet Shabani me 10 gola të realizuar dhe mbrojtësin Fidan Gërbeshi me 7 gola të realizuar, të gjithë nga penaltia.
Në total nga 198 ndeshje sa janë zhvilluar janë realizuar 414 gola me mesatare prej 2,9 golave për ndeshje, një shifër më e ulët sa ajo e edicionit të kaluar (473 gola).
Në 414 gola të realizuar kanë hise 135 herë skuadrat vendase dhe 97 herë ekipet udhëtuese.
Në 232 ndeshje kanë arritur që të realizojnë dy skuadrat, ndërkohë që 164 ndeshje kanë përfunduar me rezultat të babaratë 0-0.
Vetëm në pesë ndeshje kampionale janë regjistruar mbi 7 gola.