Kjo ndodh në basketbollin tonë.

Edicioni i sivjetmë në elitën e basketbollit kosovarë, ka qenë nga fillimi e deri tash i jashtëzakonshëm, i fortë dhe mjaftë interesant, por që askush nuk mund të thot deri tash se kush mund të jetë kampion i ri, shkruan Korneri.net

Pas xhiros së 23-të, prinë Ylli me 39 pikë sa ka edhe Trepça, por me liderin që ka një ndeshje më pak të zhvilluar atë me Prizrenin.

E çuditshme është fakti se nga pesë skuadrat e para në tabelë, pikërisht është Ylli që ka shënuar më së paku pikë deri tash (1832 pikë), kurse Sigal Prishtina e cila është e pesta më së shumti me (2051 pikë), Trepça (1977), Peja (2027), Prizreni-16 (1934 pikë).

Sigurisht se edhe gjatë këtij edicioni pati mjaftë ndryshime tek skuadrat, largime dhe prurje të reja në po thuajse secilin pozicion, mirëpo në marrin disa statistike tjera apo më sakt mënyrën se si kanë luajtur skuadrat deri tash, del se lojën më atraktive e kanë luajtir Trepça dhe Peja, dhe kjo sigfurisht se nuk korespodon me renditjen aktuale në tabelë.

Nuk do të thot se loja e bukur dhe e fortë ta bjen titullin, por deri në momentin e pjesës finale të kampionatit (play-off), gjërat mund të ndryshojnë sa për të mirë ashtu për të keqe tek të gjithë rivalët, edhe pse skuadrat e lartpërmendura duken mjaftë stabile.

Ylli nuk është rastësisht në krye, por efikasiteti i tyre nuk është i knaqshëm sa duhet, pavarësisht një ndeshje më pak të zhvilluar.

Një është e sigurtë se edhe sivjet fjalën e fundit pritet ta thonë skuadrat e mëdha nga treshja e madhe, me Ylllin që po invenston shumë dhe dëshirën e skajshme që e ka ta sjell titullin në Therandë. /Korneri.net  

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here