Gjigantët evropian, më saktë klubet më të pasura në Kontinentin e vjetër, për disa vite kanë tentuar që ta bëjnë një ligë në të cilën do të merrnin pjesë vetëm më të fortit dhe të më mëdhenjtë.

Sipas tyre Liga e Kampionëve është rritur shumë me klube të vogla kroate, bjelloruse, apo sslovene dhe të disa vendeve tjera të vogla, dhe krejt kjo si ide që erdhi nga Michel Platini, dhe nganjëherë eliminohen pa nevojë në vend se të shkojnë përpara dhe gara të jetë e fortë.

UEFA, disa herë ka penguar një ide të tillë që skuadrat e mëdha të jenë të kualfikuara gjithmonë pavarësisht vendeve të tyre në kampionatet përkatëse, por nga an tjetër e di shumë mirë se këtë nuk do të mund ta ndal që klubet e mëdha dhe pasura ta forojmë një garë edhe më madhështore nga top-kampionatet evropianem një reformë të re e cila do të kënaqte të gjithë, kuptohet jo edhe klubet më të vogla.

“Superliga botërore është e pandalshme” ka thënë Jacco Sëart, njëri ndër personat më të mëdhenjë në futboll.

“Për disa vite do të jetë edhe një garë botërore, dhe këtë nuk mund ta ndal askush. Aty do të jetë një “party”, ekskluzivisht për të pasurit dhe kjo Superligë pritet të fillojë në vitin 2021, dhe do të mund të ketë 22 skuadra, ndërsa do të dukej kështu:

 

  • Spanja – Real, Barcelona, Atletico.M
  • Anglia – Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester U., Manchester C.
  • Italia – Juventus, Inter, Milan
  • Gjermania – Bayern, Borussia D.
  • Franca – PSG, Lyon
  • SH.B.A-së – LA Galaxy, New York City
  • Kina – Guangzhou Evergrande, Šangaj SIPG
  • Brazili – Corinthians
  • Australia – Melbourne City
  • Republika  Jugafrikane- SuperSport United
Artikulli paraprakLirohet çmimi i biletave për ndeshjen e Kosovës kundër Sllovenisë
Artikulli tjetërFitore e vonshme e Bayern