Sulmuesi polak i Bayern Munchen, Robert Lewandowski, ishte mungesë e madhe për bavarezët në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Real Madrid, por dukët që rikthimi i tij pas lëndimit që pati do të jetë në vendin e duhur dhe momentin e duhur, përcjell “Korneri.net”.
Sipas mediave gjermane, Lewandowski tashmë është rikthyer në stervitje me ekipin dhe po punon maksimalisht për të qenë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit.