Ndryshojnë datat e Superkupës së Italisë. Edicioni i 36-të do të zhvillohet në Arabinë Saudite. Për herë të dytë radhazi dhe për të katërtën herë në histori.

Napoli, Interi, Lazio dhe Fiorentina do të garojnë mes tyre për fitimin e trofeut në një “Final Four”.

Fillimisht ishin programuar ndeshjet nga data 4 deri në datën 8 janar. Por, Superkupa e Italisë do të luhet nga data 18 deri më 22 janar 2024.

Gjysmëfinalet Napoli-Fiorentina dhe Inter-Lazio do të zhvillohen të enjten e 18 janarit dhe të premten e 19 janarit.

Ndërkohë që finalja e madhe do të luhet në datën 22 janar. Arabia Saudite do të paguajë 23 mln euro për Superkupën e re të Italisë me formulën “Final Four”.

Nga të cilat 7 mln euro do të shkojnë për skuadrën që ngre kupën. 4 ndeshjet e javës së 21-të të Serisë A (Inter-Atalanta, Sassuolo-Napoli, Torino-Lazio dhe Bologna-Fiorentina) nuk do të zhvillohen në datat 17 dhe 18 janar.

Duelet janë shtyrë, teksa pritet të luhen midis shkurtit dhe marsit. Vendimi përfundimtar do të merret pas heshjes së shortit të Champions, Europa dhe Conference League.

Juventusi është ekipi rekordmen i Superkupës me 9 suksese. Bardhezinjtë ndiqen nga Milani dhe Interi, nga 7 herë fitues të trofeut.

Artikulli paraprak“Biskota” në Dortmund, Milani fitoi pritshēm te Newcastle, por shkoi vetëm në Europa League
Artikulli tjetër“Nuk është më i njëjti”, miku i Schumacher ndan të rejat nga shëndeti i gjermanit