Boca Juniors triumfon me rezultatin minimal 1-0 në Superklasiken e Argjentinës ndaj River Plate dhe regjistron fitoren e katërt radhazi, që e afron edhe më shumë me kreun.

Para 54 mijë tifozëve në Bombonera, ishte sulmuesi Dario Benedetto ai që vulosi fatin e takimit me një gol të shënuar me kokë në minutën e 64-t, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Nuk mungoi as tensioni në fushë, me plot 10 kartonë të verdhë dhe një të kuq për Rojon në minutën e 6 shtesë, ndërsa në fund Boca u ngjit në kuotën e 32 pikëve, dy më pak se Atletico Tucuman dhe River mbetet në kuotën e 29 pikëve.

Artikulli paraprakSconcerti: “Nuk mbaj mend në futbollin e vjetër të ketë anuluar dikush në sekondën e fundit golin e Juventusit në shtëpi”
Artikulli tjetërDihet çiftet çerekfinale në Eurobasket