Eurogoli i Federico Dimarcos i dhuroi Interit fitoren 0-1 kundër Empolit. Zikaltrit e Simone Inzaghit siguruan tri pikë të rëndësishme në Toskanë, duke vijuar të kryesojnë Serie A me pikë të plota.

Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi (ndeshja e parë si titullar në Serie A) ishin pjesë e formacionit të Empolit, që vijon të mbetet në vendin e fundit. Me zero pikë dhe zero gola të shënuar.

Lojtarët shqiptarë bënë mirë, sidomos në pjesën e parë. Ndërkohë që Ardian Ismajli ndjeu shqetësime muskulore dhe u largua nga fusha në të dytën. Për të mos rrezikuar më shumë.

Fraksion ku Interi gjeti golin e fitores pas gjuajtjes fantastike të Dimarcos, dhe qëndron i vetëm në krye të kampionatit me 15 pikë të plota. Tri mbi Milanin dhe katër më shumë se Lecce.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Arsenal-Tottenham
Artikulli tjetërBallkani me vështirësi ndaj Malishevës