Liverpool ka shënuar fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme ndaj Watford në udhëtim me rezultat 0:1, dhe me gjasa reale mund dhe pritet të përfundoi edicionin në zonën Champion League, sidomos pas gabimeve që bënë rivalët tjerë, Man.United, Man.City dhe Arsenal.

Golin e vetëm e shënoi Emra Can dhe atë në mënyrë akrobatike, për t’ia dhënë skuadrës së famshme angleze tri pikë, në mbrëmjen ku lëndim pësoi braziliani Coutinho i cili u largua nga loja.

Liverpool aktualisht është në pozitën e tretë me 69 pikë, tri më shumë se Man.City që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Korneri.net

Artikulli paraprakKy në foto nuk është Leo Messi, por ngjajshëria me argjentinasin të lë pa tekst…
Artikulli tjetërMirabelli sonte në Madrid