Për fundjavën e dytë rresht palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë arenë e ndeshjeve të rëndësishme për hendollin kosovar. Derisa fundjavën e kaluar Trepça debutoi në gara evropiane, sot, skuadra mitrovicase e pret Prishtinën në derbin e javës së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj.

Ndeshja në mes Trepçës e Prishtinës nis në ora 18:00.

Trepça humbi dy ndeshjet e rrethit të tretë të Challenge Cup nga skuadra e madhe rumune Potaissa Turda, ndërsa në mesjavë luajti ndeshjen e mbetur të xhiros së 11-të. Fitoi në udhëtim ndaj Llapit me rezultatin 38:30.

Prishtina është e dyta në tabelë me 20 pikë, sa i ka edhe Besa FamGas që prinë, por që e ka një ndeshje më pak të luajtur. Prishtina humbjen e vetme e ka pësuar nga Besa. Trepça është e katërta me 14 pikë.

Ndeshjen e parë mes Prishtinës e Trepçës e kishte fituar skuadra prishtinase me rezultatin 30:24.

Të shtunën (nesër) luhet edhe ndeshja mes Dritës e Llapit, që nis në ora 18:30. Skuadra gjilanase vlerësohet favorite e madhe.

Të dielen janë tri ndeshjet tjera të javës së 12-të: Vëllaznimi – Vushtrria (17:00), Zhegra – Besa FamGas (16:30), Samadrexha – Kastrioti (17:00).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here