Paraqitje briliante e Valmir Veliut në Gjilan.
I vetëm ai nuk ia doli të mposhti skuadrën e Gentijan Mezanit në udhëtim edhe pse shënoi të dy golat e Llapit që e qetëson dhe e stabilizon në mesin e tabelës, dhe njëkohësisht ia mbyll me shumë gjasa edhe mundësinë e fundit Gjilanit të luftoj për titull shkruan Korneri.net
Veliu e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme ndeshjen duke e shënuar golin e parëm por nuk vonoi shumë kur sukmuesi Rezak barazoi me kokë.
Goli i dytë i Valmir Veliut ishte për reklama me mënyrën sesi depërtoi drejtë zonës dhe si në “lluna-park” kaloi kundërshtarët për të shënuar golin e dytë.
Ky gol nuk doli të jetë vendimtar pasi Gjilani arriti të barazonte rezultatin me supergolin e Gerhard Prognit për rezultatin 2-2, që në fund kënaqi më shumë Llapin. /Korneri.net