Definitivisht, me plotë meritë Trepça ’89 ka qenë dhe mbetet skuadra më e mirë kosovare sivjet në Vala Superligën e Kosovës në futboll pasi si me lojë ashtu edhe me rezultatete e ka merituar pozitën e parë në tabelë, dhe me hapa të sigurtë marrshon drejtë titullit të parë të kampionit në histori të klubit.
Mitrovicasit shënuan fitore të pastër dhe bindëse ndaj Gjilanit 5:2, në ndeshjen e parë të xhiros së 29-të, dhe me këtë triumf mund të konsiderojmë se u mbyll gjithçka sa i përket titullit të kampionit pasi Trepça ’89 katër xhiro para fundit mund ta mbajë epërsinë prej tetë pikëve ndaj përcjellësit të parë Prishtinës, gjithmonë duke pretentuar se kaltër e bardhët do ta mposhtin Llapin apo edhe të ketë shtatë pikë më shumë nëse Prishtina humbë dhe Feronikeli fiton, shkruan Korneri.net.

Vendasit shpërthyen me dy gola shumë të shpejët dhe atë për 11 minuta lojë, të cilat i realizoi Florent Hasani që arriti në kuotën e 13 golave, ndërsa në lojë Gjilanin e ktheu Isa Eminhaziri. Por, gjërat shkuan sërish ashtu siç pritej kur Lapidar Lladrovci shënoi golin e parë në fanellën e mitrovicasve, ndërsa golin e katërt e shënoi sulmuesi më i mirë në vendin tonë Otto John. Për “manitan” e Trepçës ’89 u përkujdes Përparim Islami, kurse e fundit në ndeshje dhe për rezultatin final e vendosi Gëzim Rusi pas një topi të devijuar. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Trepça ’89-Gjilani, ndeshja kryesore e javës
Artikulli tjetërZyrtare: Kampioni Kosovës në basketboll do të luajë në Champions League