Matias Vecino zyrtarisht është një lojtar i Interit. Është pikërisht Fiorentina që komunikon lajmin për kalimin e mesfushorit uruguaian te zikaltërit.

Pasi kaloi testet mjekësore Vecino do firmosë një kontratë 4-vjeçare nga e cila do të përfitojë 2.4 milionë euro në sezon, shkruan “Sportmediaset”.

Klubi zikaltër do të paguajë 24 milionë euro për kartonin e mesfushorit uruguaian.

Vecino bëhet përforcimi i katërt i Interit gjatë kësaj merkatoje vere pas Padelli-t, Skriniar e Borja Valero.

Artikulli paraprakPo rikthehet Milani i madh, e pabesueshme çfarë ka ndodhur
Artikulli tjetërDështimi 100 milionësh i Real Madrid