Real Madrid ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, në “Camp Nou”, dhe tani ka gjasa të mëdha të fitoi trofeun, pasi krijoi kapital të knaqshëm në fraksionin e parë të ndeshjës finale pasi shënoi fitore 1:3.
Real Madrid që ndeshjën e nisi pa yjet e kryesor Ronaldo, Modric, jo vetëm që u mbajtë mirë por arriti të shënoi fitore të madhe midis Barcelonës.
Gjatë pjesës së parë përkundër disa rasteve gola nuk pati, teksa në të dytën u shënuan gjithsej katër sosh.
Kapitullimi i Barçës nisi nga Pique që shënoi autogol, ndërkohë Messi, nga penalltia barazoi rezultatin. Rezervisti Ronaldo që ndeshjen e nisi nga banka riktheu epërsinë me një gjuajtje maestrale nga rreth 16 metra, më pas pas dy kartonëve të verdhë u ndëshkua me të kuq.
Real Madrid edhe pse me një lojtar më pak arriti të shënoi edhe një herë për të përmbyllur kapitullimin e skuadrës së Valvedere, kësaj rradhe u përkujdes rezervisti tjetër Asensio, që poashtu shënoi supergol, për të vulosur fatin e takimit.