Festival golash në “Gewiss” Stadium” të Bergamos në sfidën mes Atalantës dhe Napolit, që u fitua 4-2 nga bergamaskët, të cilët vetëm pak javë më parë e nxorën jashtë Kupës së Italisë skuadrën e Gennaro Gattusos.

Tjetër humbje në transfertë për napolitanët, që mbeten jashtë zonës Champions, objektivi i vetëm i mbetur në këtë sezon.

Pjesa e parë, në fakt, u mbyll me rrjeta të paprekura, por rrjedha e lojës ndryshoi krejtësisht pas minutës së 52-të, moment kur Zapata u dha avatazhin skuadrës vendëse.

Zielinski barazoi në minutën e 58-të, por shumë shpejt, në harkun kohor të shtatë minutave bergamaskët realizuan dy gola me autorë Gosens dhe Muriel. Një autogol i Gosnes në minutën 76-të rihapi lojën, por Romero, i shërbyer nga Berat Gjimshiti, mbylli llogaritë e sfidës me golin e 4-2.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here