Gjashtë gola dhe shumë spektakël në “Etihad Stadium”, aty ku Manchester City dhe Tottehnam ndanë nga një pikë, falë barazimit 3-3. Hueng Min Son u bë protagonist në minuat e para, pasi fillimisht shënoi në portën e Manchester Cityt dhe më pas në të tijën, dukë ndryshuar shifrat në 1-1.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ‘citizens’ që shënuan golin e dytë me Foden në minutën e 31-të. Londinezët barazuan në të 69-ën me anë të argjentinasit Lo Celso, por në të 81-tën ishte Grealish që u dha sërish avantazhin vendasve.

Megjithatë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për vendasit, ishte Kulusevski që në sekondat e fundit të kohës së rregullt, i mori kohën holandezit Ake dhe shënoi një gol mjaft të bukur me kokë, duke vulosur barazimin 3-3.

Ky rezultat lë ‘citizens’ në vendin e tretë me 30 pikë, tre më pak se Arsenali kryesues, teksa Tottenhami mban vendin e pestë me 27 pikë.

Artikulli paraprakFitore e “çmendur” e Liverpool, Chelsea me 10 lojtarë mposhti Brightonin
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Napoli-Inter