Në NBA është momenti i Denver Nuggets.

Skuadra nga Colarado mori fitoren e shtatë rresht pasi mposhti në Pepsi Center me rezultatin 106-96 San Antonio Spurs. Denver diferencën në këtë ndedhke e bëri në periudhën e dytë dhe të tretë, ndërkohë që Nikola Jokic ishte më i miri për skuadrën e trajnerit Michael Malone, duke iu afruar shumë një triple-double duke shënuar 25 pikë, 9 kërcime dhe 10 asistime. Për Nuggets kjo ishte fitorja e 33-të në këtë sezon, me Denverin që pozicionohet në vendin e katërt në Perëndim, por po kërcënon edhe Clippers-at në garën për vendin e tretë.

Vijon forma e shkëlqyer e Brooklyn Nets që morën fitoren e 14-të në 17 ndeshjet e fundit pasi kaluan lehtësisht New Orleans Pelicans në Barclays Center me rezultatin e thellë 139-111.  Lëndimi i James Harden nuk u ndje aspak në këtë ndeshje pasi skuadrës nju-jorkeze i janë rikthyer në dispozicion afrimi më i fundit LaMarcus Aldridge dhe Kevin Durant.

Irving me 24 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë i Brooklyn ndërsa një dorë në këtë fitores skuadrës së Steve Nash ja dhanë edhe Aldridge me 22 pikë dhe Durant me 17 pikë.

Në derbin e teksasit buzëqeshi Houston Rockets që fitoi  me rezultatin 102-93 Dallas Mavericks në Toyota Center. Te Rockets u ndje menjëherë dora e blerjes së bujshme John Wall autor i 31 pikëve në këtë duel, ndërkohë që 46 pikët e dyshes Luka Doncic-Kristaps Porzingis nuk i mjaftuan Dallasit për të evituar këtë disfatë.

Dueli më spektakolar i mbrëmjes së NBA ishte ai që u zhvillua në Arizona mes dy skuadrave kryesuese të Konferencës së Perëndimit. Phoenix Suns arriti të mposhte Utah Jazz pas kohës shtesë me rezultatin 117-113. 41 pikë realizoi Donovan Mithcell për Utah por në fund buzëqeshi Davon Booker që me 34 pikët e tij udhëhoqi Phoenix drejt suksesit, i ndihmuar padiskutim edhe nga 29 pikët e ekspertit Chris Paul. Por pavarsisht kësaj fitoreje të Suns dhe humbjes së dytë rresht që pësuan Jazz, vendi i parë në Perëndim vazhdon të mbahet nga Utah.

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here