Barcelona nuk bën dy gabimeve radhazi në LaLigas. Pas barazimit me Cadizin në “Camp Nou”, ekipi “blaugrana” fitoi thellë 3-0 ndaj Elches në një sfidë të prapambetur që i përket javës së parë të kampionatit. Arkitekti i këtij suksesi ishte ishte ai i zakonshmi, Lionel Messi, autor i dy golave dhe frymëzues në rastin e golit të tretë të shënuar nga Jordi Alba.

Pjesa e parë, në fakt, u mbyll pa gola, por Barcelona shpërtheu në të dytën, madje duke shënuar gola për manual, me regjisor gjashtë herë fituesin e Topit të Artë. Të parin Messi e shënoi sapo nisi pjesa e dytë, i shërbyer me zgjuarsi nga Braithwaite. Edhe të dytin e pati si lodër fëmijësh, në këtë rast pas një asisti të pabesueshëm të de Jong, që e nuhati vendndodhjen e argjentinasit pa e kthyer fare kokën.

Në rastin e golit të 3-0, Messi hapi lojën në krahun e majtë për Braithwaite, i cili ftoi me kokë Jordin Alban, me anësorin e Barçës që shënoi me stilin gërshërë. E pabesueshme se çfarë humbi Antoine Griezmann në dy aksione të njëpasnjëshme. Në rastin e parë (81’) goditi traversën dhe më pas e çoi topin mbi tra, ndërsa në rastin e dytë (84’), pasi shmangu edhe portierin tundi rrjetën e jashtme.

Me këtë fitore Barcelona e ndez më shumë se kurrë garën për titull në La Liga, duke e ngushtuar në pesë pikë diferencën me Atleticon dhe vetëm dy me Realin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here