Pa asnjë dsikutim, njëri prej sulmuesve më të mirë evropian është anëtari i Bayern Munchen dhe i përfaqësueses së Polonisë, Robert Lewandowski.
Ai në ndeshjen kualifkuese përballë Rumanisë në kuadër të grupit E, shënoi hat-trick në fitoren 3:1, dhe tash polakët kanë 16 pikë apo 6 më shumë se dy përcjëllësit Mali i Zi dhe Danimarka.
Lewandowski golin e parë dhe të tretë e shënoi nga penalltia, ndërsa të dytin pak minuta brenda pjesës së dytë pas asistimit shumë të mirë të mesfushorit të Napolit, Zielinsky. /Korneri.net

Artikulli paraprakGjermania në “qiellin e shtatë” me Shkodran Mustafin
Artikulli tjetërZyrtare: Vjen goditja e parë e madhe nga Man. United! Transferohet dëshira e merkatos së kaluar….