Të gjithë e dinë se Lazio posedon ndoshta me futbollistët më të talentuar në Serie A, por gjithmonë i është dashur një trajner i mençur që di të punojë me ata.

Dhe duket se Simone Inzaghi është më i përshtatshmi pasi po zhvillon lojë të bukur dhe ofanzive ndaj çdo kundërshtari. Lazio fitoi në Friuli 0-3 ndaj Udineses me këto tri pikë mgritet në pozitën e tretë me 13 pikë, 2 më pak se lideri Juventus.

Skuadra nga kryeqyteti e nisi serinë e golave përmes sulmuesit italian Ciro Immobile, ndërsa pas tij realizoi edhe talenti i madh Balde Diao Keita, kurse rezultatin final e vuri sërish Ciro Immobile që po kalon formë të shkëlqyer.

Artikulli paraprakVazhdojnë transferimet e kosovarëve te Partizani
Artikulli tjetërKu jeni nis ooo gjyqtarë? Në ndeshje pa paisje dhe gjënë kryesore të referimit!!!