Skuadra e Tottenhamit vazhdon me fitore në Premier Ligë. Ekipi i Mauricio Pochettinos arriti që me rezultat 3 – 2 të mposhte Evertonin në “White Harte Lane”.
Takimi ishte i barabartë nga të dyja skuadrat, por me super sulmuesin në formë, Harry Kane ekipi i Spurs shënoi dy herë, në minutën e 20-të dhe 56-të, golin e fundit në ndeshje për vendasit e shënoi Dele Alli në minuten e 92+-të.
Dy gola për Evertonin i shënuan: Romelu Lukaku dhe Valencia në minutat 81-të dhe 94+-të.
Me këtë fitore Tottenhami mbetet skuadra e vetme dhe më e rrezikshme që i rri në “bisht” ekipit të Chelseat me 56 pikë shtatë pikë më pak se Blutë e Londrës që kanë një ndeshje më pak. Kurse Evertoni në të shtatin me 44 pikë.