Ndeshje shumë e bukur, atraktive dhe spektakolare sidomos në pjesën e dytë u pa në Mezza, ndërmjet Interit dhe Lazios, në ndeshjen kryesore të xhiros së 18-të, e cila në fund me plot meritë u takoi vendasve me rezultat 3:0.
Këtë nuk ka mundur askush ta besonte prej asaj që u pa në pjesën e parë sepse Lazio ndoshta ishte skuadër më e mirë, krijoi edhe raste shumë të mira, mirëpo e dyta ishte diçka tjetër.
Ever Banega ishte në formë sonte pasi shënoi një supergol nga 25 metra, e më pas edhe asistoi te goli i tretë për Mauro Icardi i cili shënoi edhe golin e dytë e më vonë qëlloi edhe shtyllën, andaj ishte shumë afër të shënonte hat-trick, por edhe kjo i mjaftoi atij që të arrijë në kuotën e 14 golave dhe tash Inter ka 30 pikë, katër më pak se Lazio, për një vend në Champions League.