Atalanta dhuron spektakël në pjesën e dytë në sfidën e zhvilluar ndaj Romës në Bergamo, duke fituar me përmbysje 4-1. Skuadra e drejtuar nga Gasperini, që edhe në këtë takim i besoi si zakonisht fanellën e titullarit Berat Gjimshitit, shpërtheu në 35 minutat e fundit të ndeshjes, duke zhvlerësuar golin e Edin Dzekos, të shënuar në minutën e 3-të, pas bashkëpunimit me Mkhitaryan.

Bergamaskët, thuajse inekzistentë në pjesën e parë, u shfaqën të papërmbajtshëm në fraksionin e dytë, me protagonist absolut Josip Ilicic, që ndryshoi krejtësisht lojën sapo u hodh në fushë në vend të Pessinas.

Slloveni asistoi Zapatan në minutën e 59-të për golin e 1-1, ndërsa në në të 70-tën i dha mundësinë për të shënuar Gosensit, finalizimi i të cilit kaloi për herë të parë në epërsi Atalantën në këtë mbrëmje.

Muriel përfitoi nga një gabim i mbrojtjes verdhekuqe në minutën e 72-të për golin e 3-1, ndërsa llogaritë me kryeqytetasit i mbylli pikërisht Ilicic, që me një aksion personal realizoi golin e 4-1.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Eibar – Real Madrid
Artikulli tjetërXlove Cam Evaluate