Inter më në fund shënoi fitore në Serie A, pas një periudhe të errët që kishin me ç’rast edhe shkarkohet para pak ditësh Frank De Boer. Edhe kundër Crotonos, Inter ishte afër të bëjhet “horë” pasi golat e fitores i shënuan lojtarët neroaxur në fund të ndeshjes. Mauro Icardi ishte fantastik duke shënuar dy herë, kurse serinë e nisi kroati Ivan Perisic.
Nga ana tjetër Fiorentina dhe Samdoria luajtën baraz në Artemio Franchi, barazim që po e lënë shumë larg skuadrën “viola” nga zona e Evropës. Federico Barnadeschi e kaloi Fiorentinën në epërsi pak para fundit të pjesës së parë, kurse rezultatin e barazoi Luis Muriel që realizoi golin e tij të katërt në karrierë përballë këtij kundërshtari.