Ish kampioni i Kosovës, Trepça’89 po kalon në një fazë tranzicioni, pasi disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës po kërkojnë largimin nga “Xehtarët”, për të kërkuar aventura të reja në disa klube të ndryshme kosovare. Në lidhje me këto largime afrime të reja dhe gjithçka rreth një ndër klubeve më të organizuara në Kosovë, Korneri.net, pati një intervistë ekskluzive, shumë të fuqishme me numrin 1 të klubit, Abedin Zeka, shkruan Korneri.net.
Zeka ka bërë me dije që 89-shi do të jetë skuadër edhe më kompetitive ediconin e ri, pa marr parasysh se kush qëndron në klub. Ai për redaksinë tonë ka folur gjër e gjatë për lojtarët të cilët dëshirojnë të largohen nga skuadra. Sipas Zekës zyrtarisht nga 89-shi, janë larguar vetëm Festim Krasniqi e Argjend Mustafa. Por është në dijeni se nga skuadra mund të largohen edhe Fiton Hajdari, Përparim Islami e Bledar Hajdini, nga i cili ndihet më së tepërmi i tradhëtuar dhe dyshon shumë se i’a ka punuar pas shpine klubit.
Situata Bledar Hajdini: Zeka ka dyshime të forta dhe ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Reprezentuesit të Kosovës, Hajdini. Ai për kornerin dekaroi se ka dyshime të forta në paraqitjet e Hajdinit, në dy ndeshjet e fundit atë për Kupë dhe për pikë, ndaj skuadrës së Llapit. “Në Hajdinin jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Skuadra e jonë e bëri ky që është sot e zhvilloi si futbollist e bëri ta njof dikushI në Kosovë, por ai nuk u tregua burrë dhe nuk e pa të udhës të na kërkojë largimin si burrat. Unë dyshojë shumë se ai na punoi pas shpine në ndeshjen për kupë me Llapin dhe ndeshjen e fundit në Superligë. Ai pati marrëveshje ende pa përfunduar sezoni me ta madje klubi morri vesh 1 javë pa përfunduar edicioni se Hajdini do të shkojë te kjo skuadër. Shpresojë të jem gabim por kam shumë dyshime ndaj personit që Trepça’89 i dha gjithçka”.
Situata Fiton Hajdari : “Jemi në dijeni që Hajdari, është në kontakte me Llapin. Ai deri tani ka qenë lojtar i yni dhe kemi pasur raporte korrekte me të. Aktualisht Hajdarit, i ka skuaduar kontrata me ne. Tani ai mund të vendosë vet për të ardhmen nëse qëndron mirë nëse dëshiron largimin i dëshirojmë sukses”ka thënë Zeka
Situata Përparim Islami: “Sa i përket Përparim Islamit, ne jemi në kontakte me të. Është një prej futbollistëve më të mirë që kemi pasur në vitet fundit, ka dhënë shumë për skuadrën dhe jemi jashtëzakonisht të kënaqur me të. Edhe ai poashtu sikurse Hajdari nuk ka kontratë aktualisht me ne do të shofim deri në fund si po shkojnë punët”.
Presidenti Zeka për Korneri.net, zbuloi që sido që të jetë fati i këtyre futbollistëve skuadra do të jetë e fortë, pasi janë duke monitoruar 3-4 talentë në Kosovë, të cilët do të mund të transferohen te ish kampioni. Ai poashtu pohoi s qysh tani ka disa emra të futbollistëve ndërkombëtar që janë të gatshëm ti bashkohen projektit të 89-shit.