Super derbi i javës në La Liga, i zhvilluar ndërmjet Atletico Madrid e Barcelonës, nuk dha fitues pasi skuadrat barazuan 1-1 në stadiumin e ri të Madridit “Wanda Metropolitano”.

Ndeshja ishte e jashtëzakonshme, ku të dy skuadrat patën rastet e tyre por që nuk arritën të tundin rrjetat më tepër se dy herë brenda 90 minutave.

Skuadra e Simeones ishte ajo që pati diçka më tepër brenda pjesës së parë, andaj këtë cikël loje e mbylli në favor të saj me golin e shënuar nga reprezentuesi spanjoll Saul Niguez 21′.

Barcelona u desh të djersitët mirë e mirë për të marr një pikë në Madrid, të cilës do duhet ti gëzohet ngase goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 82-të, falë golit të Luis Suarez.

Barça mbetet lider në La Liga me 25 pikë, dhe njëherit ky ishte barazimi i parë këtë edicion pas 7 fitoreve të njëpasnjëshme, ndërkohë Atletico Madrid rradhitet i treti me 16 pikë.

Artikulli paraprakArsenal pëson në udhëtim edhe pse ishte në avantazh
Artikulli tjetërShkëputje në +5 nga ndjekësit, Napoli e “shukati” Olimpico-n